Prindërit e Astrit Deharit japin deklaratë në polici, pretendojnë se Sylë Hoxha tentoi ta mbyllte rastin si vetëvrasje

Aktuale

Prindërit e Astrit Deharit japin deklaratë në polici, pretendojnë se Sylë Hoxha tentoi ta mbyllte rastin si vetëvrasje

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:55
Astrit Dehari

Prindërit e Astrit Deharit kanë dhënë deklarata në policinë e Kosovës e që kanë të bëjnë me pretendimet e tyre se asokohe Sylë Hoxha kishte tentuar që vetëm pas 12 ditë të rastit Dehari ta mbyllte atë duke e cilësuar si vetëvrasje.

Njoftimin e ka bërë avokati i familjes Tomë Gashi.

Njoftimi i plotë:

Hera e pare qe prindet e Astrit Deharit japin deklarate ne lidhje me vrasjen e djalit te tyre Astrit Dehari per padrejtesit qe ndaj tyre i ka ba ish Prokurori SYLE HOXHA

Sot znj. Xhemile Dehari dhe z. Avni Dehari prindet e Astrit Deharit dhane deklarate ne Policine e Kosoves ne cilesin e te demtuarve ne baze te kallzimit penal te paraqitur me 12 Shkurt 2021 e cila sipas autorizimit te Prokurorit te Prokuroris Themelore ne Prishtine z. Shkelzen Ibrahimi eshte duke e mbledhur informata paraprake ne rastin e hetimit penal te ish-Kryeprokurorit te Prokuroris Themelore ne Prizren SYLË HOXHA i cili nder te tjerash vetem 12 dite pas vrasjes se Astritit ne Burgun e Prizrenit tentoj ta mbylle rastin si vetvrasje.

Sylë Hoxha sipas prindeve te Astrit Deharit i ka manipuluar provat ne tentim te manipulimit te opinionit publik dhe te demtimit te se drejtes elementare njerezore dhe juridike qe prindet e Astritit, gruaja e Astritit, motra e Astritit dhe e gjith familja Dehari ta dijn te verteten.

E verteta eshte se Astriti eshte vra ne burg, ne institucion shteterore dhe per ket duhet te pergjigjet penalisht secili pa marr parasysh qfare funksioni ka pasur apo qe ka tani.

#drejtesiperAstritin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat