Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi në qendër të Pejës.
Maliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodhë në qendër të qytetit, ku ka qarkullim njerëzish e kamera, “paramendo çfarë ndodhë në periferi e fshatra”.
“Kjo në qendër të Pejës ku ka qarkullim njerëzish dhe kamera, paramendo çka ndodh nëpër periferi e fshatëra ku është edhe “më marre” me i bâ kështu publike”, tha ai.
Ndërkohë, Nikçi sot ka bërë të ditur se u sulmua seksualisht dhe se i dyshuari është arrestuar nga policia.
Nacionale ka mësuar se i dyshuari për sulmin seksual është Flori Beqiri, i cili sipas prokurorisë e cila dha vetëm inicialet, është ndaluar për 48 orë.