“Shteti e ka obligim të ofrojë siguri për çdo vajzë e grua”, Bytyqi reagon pas sulmit seksual ndaj Mrika Nikçit

Aktuale

“Shteti e ka obligim të ofrojë siguri për çdo vajzë e grua”, Bytyqi reagon pas sulmit seksual ndaj Mrika Nikçit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 22:50
Albana Bytyqi

Pas një video-je të publikuar në Facebook, nga alpinistja Mrika Nikçi ku denoncon një sulm seksual ndaj saj nga një person, sipas saj me iniciale F.B, ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi ka thënë, se ndjehet e trishtuar nga pamjet, ndërsa ka shtuar se shteti e ka obligim të ofrojë siguri për çdo vajzë e grua.

“Nuk kam fjalë me përshkru trishtimin teksa pashë përmes një videoje sulmin seksual ndaj një vajze, në qendër të Pejës.

Vendi ynë duhet të jetë i sigurt për çdo vajzë e secilën grua. Shteti e ka obligim që ta ofrojë këtë siguri dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin më të ashpër. Boll është boll”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi, po ashtu ka përgëzuar Mrikën, për guximin e marrë që të ndajë këto pamje me të tjerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat