Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.
Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook, deklaroi se dhuna nuk është çështje private, por edhe sociale e politike.
Postimi i plotë:
Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh.
Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!