Demaku: UNMIK-u me maksimumin e energjisë nuk donte që të ekzistojë Ministria e Kulturës

Aktuale

Demaku: UNMIK-u me maksimumin e energjisë nuk donte që të ekzistojë Ministria e Kulturës

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:29
Daut Demaku

“Kur ka ardhë UNMIK-u, unë kam qenë Drejtor i Pallatit të Shtypit, me maksimumin e energjisë përpjekje nuk donte UNMIK-u të ekzistojë Ministria e Kulturës. Kemi qenë një pjesë e shokëve edhe Shyqeri Nimani e plotë, plotë që ngulnin këmbë, edhe të Qeverisë së Përkohshme, se nuk ka shans që të mos ketë Ministri të Kulturës”, ka rrëfyer momente nga ajo kohë shkrimtari dhe publicisti Daut Demaku.

Ndërsa i pyetur se përse nuk donte UNMIK-u që të mos ketë Ministri të Kulturës, Demaku e ka thënë se ishte dorë e zgjatur e Serbisë.

“Sepse UNMIK-u ishte dorë e zgjatur e Serbisë. Çka ishte tjetër, selinë në Graçanicë edhe mbaroi puna, është shumë e qartë.

Se nuk e keni idenë sa rrezik kemi qenë. Kur të vret pushtuesi, të bën masakra, ajo është e dhimbshme, dhembë është humbje por plotësohet, por kur ta vret kulturën të ka vra përgjithmonë, përgjithmonë të ka vra”, shtoi Demaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat