Avokati Gazmend Halilaj, i cili zbuloi rastin e tmerrshëm të Drenasit, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila e kishte dënuar, siç shkruan ai pa asnjë provë.
Halilaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se, Rasti Drenasi është krimi më i madh ndër institucional që ka zbuluar.
Ai shkruan se, për t’ia mbyllë gojën e burgosën dhe u munduan ta linçojnë.
Postimi i plotë:
Miq të dashur. Rasti Drenasi, krimi më i madh ndër institucional që zbuluam. Ku vetëm per t'ma mbyll gojën më burgosen, dhe u munduan t'më linçojnë.
Gjykata e Apelit, në tërësi e RRËZOI, Vendimin me të cilin Gjykata Themelore më kishte dënuar - pa asnjë provë-.
Qofshi të NDERUAR miq, që kurrë nuk u dorëzuat por më mbështetët në çdo situatë....