Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se gjetja e dy vajzave të zhdukura është një lajm i mirë për vendin.
“Institucionet përkatëse duhet të jenë afër dy vajzave që t’i rikthehen jetës së tyre normale”, shkruan ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
Lajm i mirë gjetja e dy vajzave në Pejë, institucionet të jenë afër tyre
Gjetja e dy vajzave, që u raportua se ishin zhdukur para një jave në Pejë, është lajm i mirë për gjithë vendin. Institucionet përkatëse duhet të jenë afër dy vajzave që t’i rikthehen jetës së tyre normale.
Është e dënueshme me burg linçimi, nxitja e urrejtjes sikurse janë të ndaluara fyerjet dhe shpifjet ndaj dy vajzave të shtetit tonë.
Në këto momente, dy vajzat dhe familjet e tyre kanë nevojë për përkrahjen dhe solidarizimin tonë.