Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të pezullojë grevën.
Pas kësaj ka reaguar, aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci, duke thënë se dështoi struktura e shtetit të kapur për të sfiduar demokracinë.
“E ashtuqujtura "grevë" që në fakt ishte sabotim i shtetit nga e ashtuqujtura "sindikatë" që në fakt është strukturë parapolitike, dështoi”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Dështun strukturat e shtetit të kapun me sfidu demokracinë, qeverinë legjitime dhe rendin tonë shoqnor. E ashtuqujtuna "grevë" që në fakt ishte sabotim i shtetit nga e ashtuqujtuna "sindikatë" që në fakt është strukturë parapolitike, dështoi. Ironikisht më 1 tetor. Ironikisht në ditën kur e përkujtojmë fillimin e rënies së Millosheviqit në Kosovë, i cili po ashtu mundohej ta shkatërronte arsimin në Kosovë.
Tash veting, përjashtim masiv dhe këndellje të arsimit që filloi me u shkatërru me Millosheviqin e vazhdon edhe sot nga plagjiatorët dhe kapësit e shtetit.