Një muaj paraburgim për Flori Beqirajn për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit.
Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.
Masa e paraburgimit ndaj Beqirajt do të llogaritet deri më 30 tetor të këtij viti.
Mrika Nikçi dje përmes një video bëri publik momentin e sulmit seksual nga Flori Beqiraj.