Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për rastet e sulmeve seksuale ndaj vajzave të reja, të cilat kanë tronditur vendin kohëve të fundit.
Ai ka pyetur se kur dhunohen vajzat 11 vjeçare në Kosovë, qytetarët a janë myslimanë.
Gjinovci e ka pyetur kryetarin e Partisë Fjala Gëzim Kelmendin, se a jemi 95 për qind myslimanë edhe kur dhunohen femrat në Kosovë, apo vetëm kur “duam me i mbulu me shami”.
Reagimi i tij në Facebook:
A jena a s'jena myslimanë?
Kur i dhunojmë vajzat 11 vjeçe e kur i sulmojmë nëpër rrugë, a jena myslimanë? Apo veç kur dojna mi mlu me shami?
Gëzim Kelmendi tash po thotë që kjo po ndodh si mungesë e fesë se jena degjeneru, e kur vjen puna me shty agjenda islame thotë jena 95% myslimanë. Nëse është kështu, pra që jena 95% myslimanë, atëherë edhe kur dhunojna çika ka 11 vjet e kur i sulmojmë nëpër rrugë, qaj 95 përqindësh jemi.