Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një shkrim dërguar ‘Bota sot’, ka komentuar gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend. Mulliqi thotë se gjendja e krijuar me greva është një ogur keq për Kosovën.
“Kosovës i duhet gjendja e stabilitetit politik dhe të stabilitetit ekonomik. Gjendje jo shumë të rregulluar shoqërore dhe politike patëm për dy dekada. Sikur dikush po është i interesuar që të krijohet atmosferë kaotike në Kosovë. E kjo i shkon për shtati vetëm armiqëve tanë shekullor serbosllav. Të krijohet gjendje kaotike me greva , e cila sa përfundoj, dhe paralajmërimi për greva të reja, është ogur i keq për Kosovën”, shkruan Mulliqi.
Ai thotë tutje se, ‘të kthehen proceset mbrapa të sistemit totalitar është shumë e papraneeshme për shqiptarët. Shumica janë të interesuar që Kosova të bëhet vend i jetuar, e jo shtet i paperspektivë, kur më mëngjes më kqyr më marr ikjen’.
“Askush nga opozita nuk po thotë bëhet mirë nëse më 13 tetor marrim liberazimin e vizave , por po merren me atë se kush ka merita për lëvizje të lirë në shtetet shëngen. Ata manipuluan më data e asgjë më shumë nuk patëm lidhur me vizat. Kjo është e turpshme. Duhet punë dhe mund i madh që gjërat të ruhen të mos rrokullisen në humnerë. Ekzitojnë shumë shkase që ta kujtojmë të kaluarën për ta ndërtuar të ardhmen e mirë. Instalimi i shumë të këqijave të pasluftës në Kosovë shumë po na kushtojnë. Me hequr nga mendja të tashmen është iluzioni më i keq i mundshem. Treni nuk bën më na kaluar para nesh, pa qenë bashkëudhëtar”, thotë ai.
Mulliqi thotë tutje se, nuk është lehtë më qenë njeri i kohës së modernitetit. Lypset shumë dije dhe kurojo qytetare.
“Të gjithë së bashku e jo ndarazi duhet të luftojmë kundër logjikave të mbrapshta , të cilat po na serviren nga opozita jo shumë konstruktive. Kosova është e të gjithëve, dhe të gjithë duhet edhe të marrin obligime për ta zhvilluar dhe demokratizuar edhe më tutje atë. Kosova do tu mbijeton ideve megallomane dhe ideve retrograde”, thotë ai.