Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas deklaratës së shefës së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilas, e cila tha se “Ligji e përcakton qartë, nuk kompensohen grevistët”.
Mustafa deklaroi se gjatë kohës së fushatës, partia në pushtet, Vetëvendosje, i quajti mësimdhënësit “pishtarë të dijës”, ndërsa tash po i quajnë “organizatë kriminale parapolitike”.
E sot, mësimdhënësve nuk ia qesin pagat e i lëjnë pa bukë.
“Kur ju trokitën në derë dhe ua dhatë 50,12% të votave tuaja, ju quajtën “pishtarë të dijes”.
Sot, ju quajnë “organizatë kriminale parapolitike” dhe përdorin çdo fjalë ofenduese e linçuese që ka fjalori i gjuhës shqipe – bile huazuan edhe nga gjuhët tjera.
Sot, s’ua qesin pagat, ju lanë pa bukë. Nuk lodhen se si pa këto paga s’mund të paguani faturat e energjisë, ujit, ngrohjes, këstin e kredisë… s’keni as me çka t’u bleni fëmijëve fletore e lapsa.
Mos ua harroni fytyrat, emrat dhe veprat kur t’ju trokasin në derë përsëri”, ka shkruar ai.