Miratohet vendimi për vazhdimin e masave emergjente për energji

Aktuale

Miratohet vendimi për vazhdimin e masave emergjente për energji

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 14:52
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizim me energji elektrike.

61 deputet kanë marrë pjesë në votim dhe të gjithë e kanë dhënë votën e tyre për.

Ky vendim është masë mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Kuvendi i Kosovës po ashtu ka miratuar në parim edhe Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Ndërsa më herët opozita e ka lëshuar sallën dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë këtij votimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat