Kreu i Këshillit Evropian Sharl Mishel iu ka dërguar ftesë liderëve të vendeve të BE-së për takimin e parë të Bashkësisë politike evropiane që do mbahet me 6 tetor në Prag, e një ditë më pas Samiti joformal i Këshillit të Evropës, ftesë sipas Euronews kanë marr edhe Kosova e Serbia, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.
Liderët e BE-së do të bisedojnë rreth forcimit të mbështetjes për Ukrainën, pas zhvillimeve të fundit, përfshirë hapin e javës që shkoi të Rusisë për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës dhe hapat e mëtejmë në luftën kundër rritjes së çmimeve të energjisë.
"Në takim do të bisedohet për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme ekonomike, ushtarake, politike e financiare Ukrainës sa më shpejtë që mundemi” tha Mishel.
Ai përkujtoi pajtimin e liderëve në qershor, kur u vendos fillimi i Bashkësisë politike evropiane, qëllimi të cilës bashkimi i vendeve të kontinentit dhe sigurimi i platformës për koordinim politik dhe nxitje të dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet me interes të përgjithshëm dhe punën e përbashkët në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në tërësi në Evropë.
Takimi do mbahet në Prag me 6 tetor, do jetë gjithë-ditor dhe në mbrëmje në darkën e punës parashihet nxjerrja e konkluzioneve të takimit të parë të Bashkësisë politike evropiane.
Një ditë më pas do mbahet takimi joformal i shefave të shteteve dhe qeverive, ku tri çështje kanë kyçe: lufta ruse në Ukrainë, situata ekonomike edhe energjetike dhe referendumet e rrejshme dhe paligjshme të aneksimit të territoreve ukrainase.
Kreu i KE kërkon të ketë “unitet dhe përgjigje të fortë "solidaritetit me Ukrainën dhe popullin e saj të palëkundur ".
Agjensioni kroat “Hina” ka njoftuar se takimi i parë i Bashkësisë politike evropiane do mbahet në prani të krerëve të 27 vendeve anëtare dhe 17 vendeve jo anëtare , si: Shqipëria, Jermenia, Azerbejxhani, BeH, Mali i zi, Gruzia, Islanda, Kosoca, Lintejshtajni, Moldavia, Maqedonia, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Britania.