Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë 32 vjet më parë shënoi mbylljen e një kapitulli të errët të tiranisë dhe hapjen e një periudhe të re të fitores për liri.
Sipas tij, ajo çfarë ndodhi para 32 viteve është dëshmia më e mirë se asgjë dhe askush nuk mund të ndalë idealin drejt lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndomore.
Postimi i plotë:
Ribashkimi i Gjermanisë 32 vjet më parë shënoi mbylljen e një kapitulli të errët të tiranisë dhe hapjen e një periudhe të re të fitores për liri.
Ajo çfarë ndodhi 32 vjet më parë është dëshmia më e mirë se asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë idealin drejt lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore. I njëjti ideal ishte frymëzues për çlirimin e Kosovës nga tirania serbe dhe bashkimi me Evropën demokratike.
Para 32 viteve isha vetëm 7 vjeçar, kur pamjet e paharruara të ribashkimit gjerman i shihja vetëm përmes televizorit. E sot, bashkë me fëmijët e mij - ndër ta Lisi 7 vjeç sikur unë para 32 viteve - vizituam një pjesë të Murit të Berlinit, aty ku ende frymon shembulli i fuqisë për liri.
Ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë.