Zyra për informim e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka njoftuar se ky institucion ka nënshkruar një momerandum bashkëpunimi me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas SHKK-së, ky momerandum ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve.
Njoftimi i plotë:
Sot, në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI z. Petrit AJETI dhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Sami GASHI, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI dhe SHKK.
Ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre ligjor.