Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, i është kthyer ashpër Lëvizjes Vetëvendosje për videon propagandistike ku VV paraqet të gjitha partitë politike si “shkatërrues të shtetit”, si “hajna” e “keqbërës”.
Në postimin e saj, Çitaku e ka përfshirë qeverisjen Kurti, siç thotë ajo, “me dy rreshta”.
Sipas saj, Qeveria Kurti po shmangin problemet kryesore me të cilat përballen, e në vend të kësaj, po i mbulojnë dështimet përmes propagandës.
Postimi i plotë:
Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi.
Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video.
Qeveria Kurti 2 me dy rreshta!