Juristi Arbër Jashari ka treguar se cilat janë dy nenet e ligjit për greva që Qeveria e vendit po i merr për bazë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.
Jashari nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria për të mos i shkleur këto dy nene duhet të gjej një modalitet për t`i kompenzuar grevistët.
“Le ta quaj subvencion, le ta quaj shtesë, le ta quaj ndihmë, le ta quaj çkado tjetër, por njerëzit të mos i lerë pa të ardhurat mujore”, shkruan Jashari.
Postimi i plotë:
Këto janë dy nenet e Ligjit për Greva, të cilat po i shërbejnë qeverisë si bazë për mosekzekutimin e pagave ndaj punonjësve grevistë.
Ka shumë çka të diskutohet, rreth ligjshmërisë se këtij veprimi, por ajo që dua të them është se qeveria duhet ta gjejë një modalitet për t’i kompensuar grevistët.
Nëse vërtetë Ligji është pengese, atëherë le ta merr një vendim, me anë të cilit do t’i kompensonte ata, aq sa e kanë rrogën mujore.
Le ta quaj subvencion, le ta quaj shtesë, le ta quaj ndihmë, le ta quaj çkado tjetër, por njerëzit të mos i lerë pa të ardhurat mujore.