Publicisti Gëzim Mekuli e ka konsideruar si të drejt qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.
Në një postim në Facebook, Mekuli i ka quajtur “krimba parazitë” ata që duan duan paga pa punuar.
Madje, ai i ka ftuar mësimdhënësit grevistë që pagat e tyre t`i kërkojnë tek opozita.
Postimi i plotë:
Parazitët!
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala PARAZIT do të thotë: "Qenie e gjallë (kafshë ose bimë) që rron mbi trupin e një qenieje tjetër ose brenda organizmit të saj dhe që ushqehet e zhvillohet në kurriz të saj."
Por në aspektin figurativ, të dashur lexues, fjala PARAZIT do të thotë "Ai/Ajo që nuk punon vetë dhe jeton me djersën e një tjetri ose në kurriz të shoqërisë; ai/ajo që bën një jetë të zbrazët e të kotë."
Sot na dolën n ‘sipërfaqe Krimbat parazitë, Kërpudhat parazitë; dolën Njerëzit parazit e po bërtasin: DUAM RROGA! S'KEMI PARE!
Është kjo klika PARAZITE e Kosovës, që do me rrnu, me sundu e me fitu pa punu!
Janë këta parazitë të shoqnisë shqiptare, të cilën kujdesen ta mjelin sa më mirë dhe sa më gjatë Kosovën e varfërume prej klikës mafioze e nepotiste që prej vitit 1999 e deri më 2021.
S'ke punu, s'ke rrogë. Pikë!
Shko lyp rrogën te opozita, te ata që t'kanë ndërsy e t'kanë kurdisë.
Parazita!