Memli Krasniqi për Albin Kurtin: Do të mbetet vetëm një përçarës kronik

Aktuale

Memli Krasniqi për Albin Kurtin: Do të mbetet vetëm një përçarës kronik

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:42
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Memli Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti, me nxitjen e urrejtjes dhe ndasisë, po dëshmon se kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës dhe shumë shpejt i doli boja.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat