Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar vendimin e Qeverisë për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.
Ajo ka ftuar SBASHK-un që ta përdor fondin e anëtarësisë prej 3.2 milionë eurove për ekzekutimin e pagave.
Postimi i plotë:
Në pesë vitet e fundit SBAShK-u i ka marrë 3.2 milionë euro në emër të anëtarësisë. Në vend të shëtitjeve selektive në Durrës, është koha që SBAShK-u ta përdorë atë fond për kompesimin e pagave të mësimdhënësve gjatë grevës.
Tek e fundit, të vetmen herë kur u pyetën në mënyrë demokratike se a janë për apo kundër grevës, mësidhënësit dolën kundër grevës.