Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër për videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ku godet ashpër të gjitha partitë që kanë qeverisur me vendin.
Hoxha theksoi se nuk ka parë video më poshtëruese dhe turpëruese.
“Më turpëruese se kaq, nuk e mbajë mend që kam parë diçka. E para e punës kur vjen nga një parti në pushtet, që ka pushtet mos të them absolut, por shumicën nuk e ka pasë që nga paslufta.
Një parti e cila e ulur në hapësirën qeverisëse për të marrë vendime dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, pikërisht nga ata njerëz që janë pjesë e videos që kanë luftuar për lirin e Kosovës që kanë investuar jetën e tyre dhe kapitalin e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimin, rrugës mund të ketë pasur shumë gabime, pajtohem jo vetëm un, por e kemi thënë edhe unë edhe akter të tjerë, që njerëzit që punojnë mund të gabojnë, ndonjëherë me apo pa dëshirë”, ka thënë Hoxha në Edicionin Special.