Vlora Çitaku i kërkon duel Albin Kurtit: Shumë shkurt ka me qenë

Aktuale

Vlora Çitaku i kërkon duel Albin Kurtit: Shumë shkurt ka me qenë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 08:49
Albin Kurti dhe Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku e ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar atij që të flasin për “rezultatet” e qeverisë së tij.

Sipas saj, një debat i tillë megjithatë do të rezultonte me një bisedë të shkurtër.

Kështu u shpreh ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA në Facebook.

“A flasim pak për “rezultatet” e qeverisë tuaj Kryeministër? Shumë bisedë e shkurtër ka me qenë”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat