Sadri Ramabaja reagon pas debatit dhe largimit nga emisioni

Aktuale

Sadri Ramabaja reagon pas debatit dhe largimit nga emisioni

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:15
Sadri Ramabaja

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka publikuar një fotografi, portret, të tij nga debati televiziv në Pressing disa orë pasi lëshoi studion e këtij emisioni në mes të transmetimit të hënën.

Ramabaja ia ka bashkëngjitur një përshkrim fotografisë së publikuar mesnatën e së hënës, disa orë pasi u bë protagonist i braktisjes së debatit televizv.

“Në jetë si lisat e Medokës sime – me rrënjët thellë në tokën që i themi Atdhe, e ballin lart”, ka shkruar ai.

Ramabaja ka lëshuar emisonin pas një përplasje me Nol Nushin nga Partia Socialdemokrate.

Nushi e ofendoi Ramabajën. I tha se “nuk ka dinjitet”, teksa të dy po debatonin për grevën e mësimdhënësve. Ramabaja vendosi të tërhiqej nga debati dhe ta braktiste studion e emisionit.

Pas kësaj ndodhie të papritur, autori i emisionit, Leonard Kërçuki vendosi ta ndërpresë emisionin pasi u shpreh se “nuk është në rregull kështu pa panelistin Ramabaja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat