Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka postuar një videon në të cilën shihet Avdullah Hoti, dikur ministër i financave.
Hoti në video deklaron se “ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj, zbriten ditët e humbura të punës sepse unë do të kujdesem për financat publike, nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”.
Për këtë Basha thotë se ose i ka humbë kujtesa ose kujdesi.
Postimi i plotë:
Ktyneherë kur Avdullah Hoti u kujdes për financat publike!
Tash nuk e di njeri a i ka humb kujtesa, apo ndoshta kujdesi 🙂