Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti iu ka shpallë luftë mësimdhënësve.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se qëllimi është për të i poshtëruar ata.
“Albin Kurti iu ka shpallur luftë mësimdhënësve. Qëllimi është për t’i poshtëruar. Ua ndali pagat për muajin shtator, si hakmarrje për grevën”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe ajo ka thënë se kjo betejë do të marrë fund shpejtë, humbësi dihet.