Muhamet Hamiti, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka një regjim të ri “Krejt dhe drejt”.
Teksa ka thumbuar partinë në pushtet (Lëvizjen Vetëvendosje) për pushtet absolut, Hamiti ka thënë se qytetarët që nuk e duan pushtetin e tyre, duhet të votojnë ndryshe hërën tjetër, përcjell Bota sot.
“Regjimi i ri është ky: Krejt dhe drejt!
Pushtet absolut dhe absolutist.
Pa kontroll reciprok të pushteteve (checks and balances), siç funksionon në demokraci, te regjimet e vjetra demokratike.
Kush s’e do pushtetin ‘Krejt dhe drejt’ herën tjetër voton ndryshe në Kosovë”, ka shkruar Hamiti në një postim në Facebook.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të mos ua dhënë pagat e muajit shtator punëtorëve të SBASHK-ut./Botasot