Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se sot do të publikohet kalendari i rishikuar për këtë vit shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit, si pasojë e grevës.
Megjithatë, sipas saj “kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”.
Për këtë ka reaguar kryesindikalisti Ali Sefaj.
Ai theksoi se ministri i Financave, Hekuran Murati është si ata të viteve të 90-ta.
“Se prindërit prap i paguajnë mësimdhënësit sikur në vitet e 90-ta po qe nevoja!”, shkroi ai në Facebook.