Lëvizja Vetëvendosje dje e publikoi një video në të cilën paraqen qeveritë e kaluara, të cilat sipas VV-së, e kanë shkatërruar shtetin.
Për këtë pati reagime të shumta.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se në atë video vetëm është paraqitur e vërteta.
Postimi i plotë:
Ta paraqesësh të vërtetën përveçse e drejtë, është edhe obligim qytetar. E çuditshme në fakt është jo vetëm magnituda e shkundjes që ndodhi nga një video dje, por edhe radiusi i reaksionit që nxori në pah jo vetëm epiqendrën e 20 vjeçarit, por edhe tentakulat e tij.