Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka ftuar banorët e Luginës së Preshevës që regjistrohen kudo ku jetojnë.
“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji’, ka shkruar ai.
“Jemi shumë - Jemi shqiptarë!
Deklaro përkatësinë tënde kombëtare - regjistrohu sot!”, ka shkruar Krasniqi.