Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, është shprehur i pakënaqur me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Ky i fundit i cili mungoi gjatë komisionit parlamentar në Kuvendin e Kosovës bëri që të Rrahmani të nervozohet.
Ai e quajti të turpshme mungesën e Muratit për mungesë në komision, i cili gjendet në Portin e Durrësit për një vizitë zyrtare.
“Unë me opozitën pajtohem. Asnjë arsye ministri nuk e ka mos me qenë sot këtu. Janë tu e cenu edhe integritetin e secilit deputet tu mos marrë pjesë, tu u lajmëru dy minuta para orës dhjetë. Kjo është e turpshme për secilin”.
“Neve po na mundësohet me qenë funksional. Para kësaj nuk erdh ministri Shëndetësisë, para tij ministrja Arsimit. Ose pe mbyllim këtë komision krejt”, tha ai.