I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës -Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.
Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe ambasadorët, sot për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.