Kreu i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka postuar një fotografi me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe me mbishkrim “me vëllaun”.
Arifi poston këtë fotografi pas shpërthimit të këtij të fundit ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili nuk ka marrë pjesë në një mbledhje Komisioni.
Ai e quajti të turpshme mungesën e Muratit për mungesë në komision, i cili gjendet në Portin e Durrësit për një vizitë zyrtare.
“Unë me opozitën pajtohem. Asnjë arsye ministri nuk e ka mos me qenë sot këtu. Janë tu e cenu edhe integritetin e secilit deputet tu mos marrë pjesë, tu u lajmëru dy minuta para orës dhjetë. Kjo është e turpshme për secilin”.
“Neve po na mundësohet me qenë funksional. Para kësaj nuk erdh ministri Shëndetësisë, para tij ministrja Arsimit. Ose pe mbyllim këtë komision krejt”, tha ai.
Ai ka mospajtime per projektkodin civil dhe punën e shamisë.