Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka kundërshtuar përkrahësit e Qeverisë në vendimin për mosekzekutim të pagave për mësimdhënësit.
“A e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit?”, i pyet Bajrami.
Ajo ka bërë thirrje që mësimdhënësve t’u ekzekutohen pagat sot.
Reagimi i saj:
Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit?
Po besoj të gjithë pajtohemi se: "Më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive''.
Të ekzekutohen pagat sot!