Liberalizimi i vizave, ministrja gjermane jep lajmin fantastik dhe zbulon kur do të ndodhë

Aktuale

Liberalizimi i vizave, ministrja gjermane jep lajmin fantastik dhe zbulon kur do të ndodhë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:54
Anna Lührmann

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann.

Sipas saj, ky proces i rëndësishëm dhe shumë i pritur për kosovarët mund të ndodhë para vitit të ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

Lidhur me këtë, anëtari i Komisionit të Integrimeve Evropiane, Agon Batusha, për Rtv21 ditë më parë tha se shpresojnë të marrin lajme pozitive pas 13 tetorit.

Sipas tij, deklaratat e shteteve të BE-së janë pozitive, pro liberalizimit te vizave, por deklarata që më së shumti bënë përshtypje është deklarata e përbashkët e Francës Polonisë dhe Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat