Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj ish kryetarit të Komunës së Skenderajt, nënkryetarit aktual të PDK-së, Sami Lushtakut.
Ishte nënkryetari i Skenderajt, Lushtaku që reagoi ashpër pas videos së postuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku Lushtaku konsiderohej si njëri ndër shkatërruesit e shtetit të Kosovës.
Pas kësaj video, Lushtaku kishte reaguar ashpër ku tha se më shumë e respekton një serb nga Beogradi, se kryeministrin Albin Kurti.
"Ma shumë e respektoj një serb të Beogradit se sa Albin Kurtin. Prandaj, më ka fokusu aty me fotografi, si pak më të veçantë. Kurtoviqi e ka pushtetin. Nëse konsideron që jemi hajna, le të veprojë drejtësia. E ftoj Kurtoviqin dhe sejmenët e tij, le të urdhërojnë… gjykatën e kanë, prokurorinë e kanë. Kam pritur nga kjo qeveri që minimalisht t’i ndihmojë ata që janë në Hagë, e ky publikon këso video që janë të çuditshme”, ka deklaruar Sami Lushtaku.
Miftari në një reagim në Facebook, thotë se, Lushtaku pas luftës me serbë të Beogradit kanë bërë biznes, ku kanë vjedhur e plaçkitur Kosovën.
“Komandant këtu e keni mirë se “shkiet” pobratimat e Beogradit pas luftës i keni bë havera të biznisit e vjedhnin dhe plaçkitni shtetin tonë, bashkë bleni e merrni me dallavere përmes AKM-APK pronat e Kosovës nga 30 cent arin, dhe e shisnit të njëjtën tokë pastaj shtetit tonë të varfër nga 7000 euro”, shkruan Miftari.
Ai tutje shprehet se, Serbia nuk e burgos Lushtakun, kurse Albni Kurti dhe ligji i Kosovës, nëse ka vra shqiptarë do ta dënon me burgim të përjetshëm.
““Shkau” i Beogradit nuk ta konfiskon pasurinë, as nuk të njek panalisht me të burgos herët a vonë nëse ke vra shqiptarë ndoshta të shpërblen... kurse Albin Kurti dhe ligji i Kosovës t’i ban këto të len vishkull, t’i len pasuri veç qato dy kerre të famshme që i kishe patur para luftës dhe të dënon me burg të përjetshëm nëse e ke meritu dënimin, veç mos mujshin e mos guxofshin nga ju komandant!”, shkruan Naim Miftari.
"Meritat e luftës nëse keni naj meritë të vërtet jo filma e përralla që i keni pa vetëm ju, nuk mundet të ua konfiskon as përbuzë askush, por nëse keni krime, hajni, korrupsion... nuk mundet të ua mbulon askush edhe me dashtë me ua mbulu...!", përfundon Naim Miftari.