Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot 48-vjeçarin me inicialet XH.I., pasi i njëjti dyshohet se me 1 tetor ka plagosur një person në Graçanicë.
Plagosja siç njofton Policia ka ndodhur rreth orës 23:00 në Graçanicë, përballë një diskoteke.
Tutje bëhet e ditur nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit P. Undercover, si dhe katër copë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia po e heton rastin si “vrasje në tentativë”.