Hoti shpërndan postimin e Hovenierit: Kosova është NATO sepse NATO është në Kosovë

Aktuale

Hoti shpërndan postimin e Hovenierit: Kosova është NATO sepse NATO është në Kosovë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:44
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka shpërndarë postimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ku ka falënderuar gjeneralmajorin Ferenc Kajari për shërbimin e tij ndaj misionit të KFOR-it  dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

E për këtë, Hoti tha se Kosova është NATO, sepse NATO është në Kosovë.

Ai shtoi se Kosova është bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rolin kryesor në NATO.

“Takime të tilla e rrisin sigurinë e qytetarëve tanë. Mirënjohje partnerit tonë ShBA për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në rrugëtimin për tu bërë anëtar i NATO-s”, shkroi deputeti i LDK-së në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat