Analisti politik Blerim Gashi ka zhvilluar një debat mjaft të nxehtë me ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi.
Së pari ishte Gashi i cili e pyeti ish-ligjvënësin e LVV-së, duke thënë se teoria e tij që askush nuk mund ta vras, është e gabuar.
“Për pjesën e guximit pajtohem, nëse e masim në këtë pjesën fisnore, janë do meshkuj aty se edhe me dashtë me m’rreh, s’guxojnë se jemi 70 burra aty. Kjo teori s’krynë punë mo as në Texas e lë më në një demokraci të hapur”, iu drejtua Gashi-Krasniqit në Kanal 10.