Ish-kryetari i Kushtetueses: Qeveria nuk është punëdhënës i mësimdhënësve, s’ka të drejtë t’ua ndalojë pagat

Aktuale

Ish-kryetari i Kushtetueses: Qeveria nuk është punëdhënës i mësimdhënësve, s’ka të drejtë t’ua ndalojë pagat

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:23
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat punëtorëve të arsimit.

Hasani ka thënë se çështja duhet të shtrohet se kush është punëdhënësi i këtyre punëtorëve.

Sa i përket çështjes nëse është e ligjshme që të paguhen ata që kanë qenë në grevë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje i takon lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Kjo i takon një dimensioni që ne e quajmë pagë apo kompensim material, që e marim sipas një kontrate. Problemi themelor këtu është se në një sistem kushtetues çfarë jemi ne për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, Qeveria ekzekuton ligje dhe nuk i interpreton ligjet, përveq rregullativës së brendshme për aq kohë sa ato nuk afektojnë liritë e drejtat e njeriut sepse edhe atëherë ka një mekanizëm vertikal që e mbikqyrë punën e ekzekutivit. Kuvendi i nxjerr ligjet dhe interpretuesi i tyre është gjykata”, ka theksuar Hasani në RTK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat