Arifi kritikon opozitën: Sulmojeni Qeverinë Kurti, mos keni frikë

Aktuale

Arifi kritikon opozitën: Sulmojeni Qeverinë Kurti, mos keni frikë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:34
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi ka kritikuar opozitën duke thënë se po është shumë e "butë" në raport me Qeverinë Kurti.

Arifi i tha Sekretarit të Përgjithshëm të AAK-së, Muharrem Nitajt dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahirit se duhet të përdorin ndonjë metodë për t’i ndalur gabimet e Qeverisë aktuale.

Unë jam duke e vërejtur që e keni një dozë të frikës. Jo vetëm ju, por edhe të gjitha partitë tjera. Mos u mundoni t’i justifikoni, sulmojeni Qeverinë. Sepse këto janë gabime trashanike që i ka bërë. Unë e kuptoj që ju hezitoni për shkak se i ka 50 përqind të votave, mirëpo mos harroni që ajo ka qenë fitore me inercion. Nuk ka qenë ndonjë fitore të cilët ka prodhuar mrekullira. Populli i ka votuar për shkak se Qeveritë e kaluara i kanë bërë disa gabime. Ju duhet të jeni pak më agresiv, mirëpo ju e dini më mirë se cilën metodë ta përdorni”, tha Arifi.

“Prandaj kjo Qeveri nuk e ka të drejtën absolute për këto gabime, nuk janë as hoxha e as prifti që duhet të bëjmë amin për çfarë do që thotë”.

Sipas Arifit, ka edhe disa parti tjera të cilat nuk dëshirojnë të konfrontohen fare me Qeverinë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat