Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës janë nisur për në Kosovë në një mision nëntë mujor që për fokus ka garantimin e sigurisë për shqiptarët e Kosovës.
Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të të Këmbësorisë, i cili përfshin afërsisht 20 ushtarë nga Indiana Veriperëndimore, u nis nga kampi Atterbury të shtunën si Task Force Nighthaëk dhe fillimisht u ndal në Gjermani gjatë rrugës për në Kosovë.
E në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe analisti dhe publicisti, Shkëlzen Gashi.
Ai përmes një postimi në Facebook ironizoi me opozitën, e cila kritikonte kryeministrin Kurti, kur e përmendte luftën.
“Partitë politike opozitare duhet me akuzu ShBA-në për paranoja dhe që po na i trembë investitorët e huej”, shkroi Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
ShBA-ja dërgon 300 ushtarë për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës 🙂
Partitë politike opozitare duhet me akuzu ShBA-në për paranoja dhe që po na i trembë investitorët e huej