Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i minstrit të Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.
Në një letër të publikuar ai ka thënë se pas shumë reflektimesh ka dhënë dorëheqje, duke e falënderuar kryeministrin Albin Kurti për besimin.
“Me shumë respekt dhe falënderime për nderin që të jem pjesë e ekipit tuaj!”, shkruan në fund Latifi.
Tashmë emri i Rifat Latifit është shumë i kërkuar, aq sa është bërë i populluar në Facebook.
Pra emri i Rifat Latifit është “Popular now”.
Kujtojmë që z.Rifat Latifi është kritikuar shumë për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.