Gazetari Xhevdet Pozhari ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin i ka vëllazëruar krimi dhe beteja kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Pozhari tha se krahas krimit, Ramën dhe Vuçiqin i ka bërë bashkë kundërshtia me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
“Nëse ka disa që pyesin se si shkohet aq larg që të ndjehen si të vëllazëruar Rama dhe Vuçiqi për mendimin tim këta i ka vëllazëruar krimi dhe krejt ajo që i bënë bashkë është beteja kundër Albin Kurtit”, tha Pozhari.
Pozhari tha se Rama e ka arsyetuar Serbinë sa i përket raporteve me Rusinë.
“Rama jo vetëm që e ka shfaqur Kosovën si bllokuese por e ka shkuar deri aq larg sa ka arsyetuar Serbinë se pse nuk mund t’i shkëpus marrëdhëniet me Serbinë. Çfarë zori mund të ketë një kryeministër i një shteti shqiptarë të vihet në mbrojtje të një njeriu i cili i ka duart e përgjakura”.
Tutje, gazetari tha se fryma kundër krimit e Kurtit e ka penguar Ramën dhe Vuçiqin.
“Ajo që e bashkon Ramën dhe Vuçiqin është kryeministri Albin Kurti për shkak sepse të dy e duan rrëzimin e Albin Kurtit sepse ai simbolizon frymën kundër krimit. Pra është antagonist aktualisht i çdo gjëje që sot mund të jenë Rama dhe Vuçiqi”
Krahas kësaj, Pozhari tha se Rama është duke e faktorizuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe duke e paraqitur si bllokuese e bashkëpunimeve rajonale duke përfshirë edhe Ballkanin e Hapur.
Sipas Pozharit, Kosova nuk mund të përfshihej në Ballkanin e Hapur për shkak se problemi i saj me Serbinë nuk ishte ekonomik por është politik e që për Ramën nuk ishte argument i mjaftueshëm.