Pula: Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza nga fillimi i vitit të ardhshëm

Aktuale

Pula: Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza nga fillimi i vitit të ardhshëm

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:29
Shqiprim Pula

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula thotë se nga fundi i vitit do duhej të përfundonin të gjitha proceset sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pula theksoi se mundet që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kosovarët të lëvizin drejt zonës Schengen, teksa tregoi edhe procedurat nëpër të cilat kalohet.

“Nuk duhet harruar që është me domosdoshmëri trajtimi i raportit të Komisionit Evropian tek një trup që quhet COREPER, që përbëhet nga amasadorët e përhershëm të shteteve anëtare. Më pas shkon te një komision punues, tek Paralamenti Evropian, më pas Parlamenti përmes një seance duhet ta votojë një raport të tillë, i rikthehet përsëri Këshillit të Ministrave dhe përfundimisht konsiderohet si një proces i mbyllur. E që pastaj teknikisht do të vazhdojë tek shtetet anëtare. Por nëse kihet në konsideratë tempoja e punës çfarë ata e bëjnë, mund të jetë fillimi i vitit të ardhshëm kalendarik që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin drejt zonës Schengen”, tha ai.

Pula uroi që kjo temë të marrë epilog sa më shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat