Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.
Ajo në Facebook ka shkuar se kjo dorëheqje është e vonuar.
“Dorëheqja e vonuar, nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar. Thuajse gjysmë mandati injorim e papërgjegjësi, nuk mbulohet me një të rënë të lapsit. Me vetëm 5% realizim të investime kapitale – aty ku ato duhen më së shumti, kjo nuk mund të justifikohet kurrsesi. Dhe ç’është më e keqja, keqqeverisja dhe mosqeverisja në shëndetësi, nuk është përjashtimi, por rregulli, pasqyra më e mirë e kësaj paaftësie qeverisëse”, shkruan ajo.