Konkursi për drejtor të Institutit të Historisë në Prishtinë është anuluar.
Burime të media, bëjnë me dije se kjo u bë me tri vota pro, një kundër dhe një abstenim.
Kandidatë ishin historianët Bedri Muhadri, Shkodran Imeraj dhe Sabit Syla.
Këshilli Drejtuese i Institutit, i kryesuar nga Teuta Shala-Peli, e ka anuluar këtë konkurs, edhe pse Ministria e Arsimit kishte kërkuar vazhdimin e procedurës se zgjedhjes se drejtorit sipas Ligjit për veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe Statutin e Institutit të Historisë në Prishtinë.