Kurti bisedë telefonike me Peach, theksohet rëndësia për koordinim në politikën rajonale

Aktuale

Kurti bisedë telefonike me Peach, theksohet rëndësia për koordinim në politikën rajonale

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, ai potencoi se Kosova ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti  shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat