Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook nga një një takim me anëtarë e simpatizantë të LDK-së, ka thënë radhitur kritika për “mospunën” e qeverisë.
“Kush po e ndalë qeverinë të bëjë reformë në shëndetësi? Kush po e ndalë qeverinë të bëjë reformë në arsim? Kush po e ndalë qeverinë të bëjë një termocentral me gaz që i duhet Kosovës? Kush po e ndalë qeverinë t’i shtroj të gjitha rrugët e Kosovës? Ma thuani ku ka diku një vend-punishte? Ku punohet sot në Kosovë? Pra, shteti është i bllokuar, paratë janë të bllokuara”, ka thënë Abdixhiku në një tubim partiak.
I pari LDK-së ka folur gjithashtu edhe për mënyrën opozitare të partisë së tij, teksa thotë se “kurrë nuk bëhen” sikur VV-ja.
“Sa i përket opozitës së LDK-së, jemi të zëshëm, do të jemi të zëshëm, por mos të bëhemi si ata (VV) sepse nuk jemi si ata dhe nuk do t’i lakmojmë ata. Propaganda nuk është gjuhë e LDK-së”, tha Abdixhiku.
Postimi i tij: