Nasuf Bejta, i cili ishte pjesë e listës së Vetëvendosjes për deputet nga Lista Guxo, nuk kishte arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, pas dorëheqjes së deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqi – Godman, Bejta ishte në radhë për deputet si më i votuari.
Bejta përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nesër do ta bëjë betimin ne Kuvendin e Kosovë
Status i plotë:
Qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftoj se nesër në seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës duhet të bëj betimin si deputeti më i ri.
Para se ta bëj betimin procedural e ligjor në Kuvend, dua të betohem para jush qytetarë të nderuar e veçanërisht para juve që më besuat me votën tuaj.
Zotohem se do të angazhohem për mirëqenien e popullit tim dhe mirëbërjen e shtetit të mirëfilltë.
Me këtë rast, zonjës Vasfije Krasniqi Goodman i dëshiroj shërim sa më të shpejtë e shëndet të qëndrueshëm. Ajo është dhe do të mbetet një shembull i gruas së guximshme me karakter të fortë e të pathyeshëm.
Me respekt për të gjithë,